Siguria
Ligjet e të gjitha vendeve e ndalojnë për shkaqe sigurie marrjen me vete të gjësendeve të mëposhtme në bagazhin e dorëzuar ose në bagazhin e dorës:
- Çanta për dokumente me sistem të montuar alarmi.
- Lëndë eksplozive, fishekzjarrë, pishtarë.
- Mbajtës gazi, p.sh. gaze ngacmuese, sprei për vetëmbrojtje, zierës kampimi.
- Mbajtës me lëngje të ndezshme, p.sh. benzinë për shkrepëse, ngjyra, llakëra, lëndë pastruese.
- Lëndë që ndizen lehtë, p.sh. shkrepëse (çibritë).
- Substanca të cilat në kontakt me ujin zhvillojnë gazra të ndezshëm.
- Lëndë oksiduese, p.sh. pluhur zbardhës, superoksid.
- Lëndë infektuese dhe helmuese (toksike), p.sh. zhivë, kultura bakteriale dhe virale.
- Lëndë dhe gjësende radioaktive.
- Lëndë gërryese, p.sh. acide, alkale/baza, baktere të lagështa.
- Materiale me cilësi të forta magnetike.
- Aparatura që punojnë me benzinë dhe mjete puna të cilat tashmë kanë përmbajtur sasinë më vogël të benzinës (p.sh. për qëllime testimi).